LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Opozita e bashkuar do të jetë shumë më e fuqishme se BDI

Kasami: Opozita e bashkuar do të jetë shumë më e fuqishme se BDI

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për “Zona Zero” ka folur për bashkëpunimin e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se opozita e bashkuar do të jetë më e fuqishme dhe BDI do ta ketë të pamundur të vazhdojë të qeverisë.

“Nëse i analizojmë zgjedhjet lokale, partitë opozitare kanë pasur më shumë vota se sa BDI. Në vitin 2016 mori 10 mandate me 86 mijë vota, ndërsa partitë opozitare morën gjithashtu 10 mandate por me 126 mijë vota. Votat opozitare gjithmonë kanë qenë më shumë, por BDI e ka shfrytëzuar partneritetin me partitë maqedonase dhe është bërë pjesë e qeverisë”.

“Tash, për herë të parë, me bashkimin e forcave opozitare besojmë që diferenca mes votave të opozitës dhe votave të partive në Qeveri që janë bashkë me BDI-në, do të jetë shumë më të fuqishme edhe në mandate, edhe në vota dhe kjo do ta bëjë të pamundur që BDI të vazhdojë të jetë në Qeveri”, tha Kasami.


Ai shtoi se Qeveria nuk i ka votat e mjaftueshme për ndryshimet kushtetuese dhe se zgjedhjet kuvendare duhet të mbahen sa më parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori