LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje në Tetovë

Kasami: Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje në Tetovë

Kandidati për kryetar tëKomunës së Tetovës nga rradhët e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami mbajti konferencë shtypi në të cilën i potencoi problemet infrastrukturore me të cilat përballet qyteti dhe zgjidhjet të cilat i ofron për to.

Ai tha se në të ardhmen gjatë ndërtimit do të respektohen standardet për ndërtim me sipërfaqe të gjelbër të parashikuar dhe vende për rekreim.

“Tetë vjet jo vetëm që nuk ka përmirësime, por vetëm përkeqësohet. Rrugë dhe bulevarde të shkatërruara, mospasje të parkingjeve, rrëmujë në komunikacion, ndërtimet pa plan janë treguesit kryesor për Tetovën e sotme. Që të shkohet me automobil nga hyrjet deri në qendër të qytetit, banorëve u nevojiten 45 minutsa. Gjendja po bëhet gjithnjë e më alarmante për automjetet ambulatore të cilat çdo ditë përballen me rrëmujë të komunikacionit”, tha Kasami.


Ai thotë se ekipi i tij ka zgjidhje konkrete.

“Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje- gjithë politika urbanistike do të fokusohet në zgjerimin e mjediseve urbane, ndërsa jo në mbytje të atyre ekzistuese. Plan urbanistik detajor për Kodrën e Diellit, Reçicën e Vogël dhe disa lagje të qytetit. Do të përkushtohemi në hapjen e tre bulevardeve si arterie kryesore e qytetit Qendër-Ilinden”, vazhdojmë në bulevardin “Bllagoja Toska” dhe bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato”, theksoi Kasami.

Sipas ideve të Kasamit gjendja në qytet do të përmirësohet me ndërtimin e parkingjeve në kate.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori