LAJMI I FUNDIT:

Karrige për njerëzit që duan të qëndrojnë ulur këmbëkryq

Karrige për njerëzit që duan të qëndrojnë ulur këmbëkryq

Ulja në këtë mënyrë për një kohë të gjatë shpesh mund t’i lëndoj këmbët tuaja, për shkak të rrjedhës së kufizuar të gjakut.

Por, mos u shqetësoni nëse pëlqeni këtë mënyrë të uljes, pasi ka njerëz që punojnë pa u lodhur për të lehtësuar jetën tonë të përditshme në çdo mënyrë të mundshme! Më në fund, ka një karrige që do të bëjë uljen këmbëkryq shumë më relaksuese dhe më pak të dhimbshme!

Krijimi i zgjuar i njohur si ‘Soul Seat ‘nga kompania amerikane Ikaria Design ofron një dizajn unik!

Ajo përmban një ndarje të lartë dhe një platformë më të ulët, ku mund të palosni ose kryqëzoni këmbët dhe këmbët e karriges për t’u vendosur në dysheme.

Sipas faqes së tyre të internetit, “ata që kanë tendencë të ulen këmbëkryq në vendet e tyre të punës dhe preferojnë të ulen në dysheme në shtëpi”, janë ndër fansat e tyre më të zjarrtë.

Kompania sqaroi se ajo ndihmon për të përmirësuar qëndrimin, pasi “përkul legenin përpara, hap ijët e këmbëve dhe lejon që shtylla kurrizore të rreshtohet në një pozitë të rehatshme, neutrale”.

Shumë argumentuan se do të ishte perfektë nëse do të kishte një pjesë për të mbështetur shpinën dhe pjesë për të vendosur duart, por kompania sqaroi se ishte bërë me qëllim pa to, sepse është krijuar për të “mbështetur uljen e përditshme të trupit tonë të shëndetshëm me gravitet”.

Kompania shton:

“Mobiliet tona lejojnë studentin, punëtorin apo këdo që qëndron para kompjuterit të lëvizë këmbët dhe legenin, ndërsa vëmendja e tyre mbetet e drejtuar te monitori. Ne gjithashtu duam që vendi i punës të jetë aq fleksibël sa shtëpitë tona”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori