Viktor Gyokeres shënoi golat e tij të parë në Ligën Premier 2025/26, duke ndihmuar Arsenalin të triumfonte 5-0 ndaj Leeds United.

Sulmuesi suedez realizoi të dy golat e tij në pjesën e dytë, fillimisht duke shënuar një gol të bukur dhe më pas duke finalizuar një penallti në minutat e fundit të ndeshjes.


Pas realizimit të golit të dytë, Gyokeres tregoi një festim të veçantë. Ai fillimisht bëri lëvizjen e njohur të “maskës së mallkuar”, për të vazhduar më pas duke tundur flokët.

Ky festim duket se ishte një mënyrë për t’i tallur ata që e kritikonin për mënyrën si lëviz flokët, një gjest që kishte marrë vëmendje edhe gjatë fitores ndaj Manchester United.

Lojtari u tall për “lëvizjet e tij të flokëve”, dhe duket se kjo është arsyeja pse e përdori këtë gjest pas dy golave të shënuar kundër Leeds.

Arsenali, me këtë fitore të thellë, ruan formën e mirë në fillimin e sezonit dhe konfirmon potencialin e sulmuesit Gyokeres.

Festimi i tij i veçantë u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke treguar karakterin dhe personalitetin e sulmuesit suedez. /Telegrafi/

telegrafi sport app