Karim Benzema ka ripërsëritur përkushtimin e tij për Real Madridin.

Benzema është top goalshënuesi i Real Madridit këtë sezon me 11 gola në të gjitha garat.


E pas formës jo të mirë, rikthimi në maje të listës së realizatorëve të klubit nën drejtimin e Solarit e ka rikthyer vetëbesimin te Benz, i cili po ashtu ka marrë përkrahjen nga tifozët.

Vet francezi u shpreh shumë i kënaqur me përkrahjen që ka marrë.

"Ovacionet në Bernabeu më dhanë një tjetër shtytje dhe më bënë të ndihem i respektuar".

"Përkushtimi im për këtë ekip është absolut. Unë ndjej se ky grup më beson".

"Është e vërtetë se është një Karim i ri dhe një që është vetëm për futbollin dhe për golat", deklaroi Benzema për Marca.

Reali nga ora 17:30 përballet me Al Ain ku mund ta fitojë trofeun e Kupës së Botës për Klube. /Telegrafi/

telegrafi sport app