LAJMI I FUNDIT:

Karakteri i pushtetarit

Pushtetari i mirë ka vizion, i afron të aftit, është zemërgjerë në ndarjen e meritave dhe benefiteve, është energjik në përmbushjen e misionit, nuk merret me rivalët e tij po bënë që ata ta ndjekin në rrugën ku ai ecën më së shpejti.

U bënë 12 vite që kur në RTV Mitrovica ekziston një redaksi që përbëhet vetëm nga fëmijët që sajojnë programin për fëmijë. Qe 12 vite, çdo ditë nga ora 19.00-20.00 ky termin ka qenë i rezervuar vetëm për programin e tyre në të cilin kurrë nuk ka pasur ndërhyrje nga të rriturit. Stafi i tyre përbëhet nga 20-30 veta të cilët sipas radhës të caktuar nga redaktori/redaktorja e tyre (po ashtu fëmijë) sajojnë programin e tyre çdo natë nga 2-3 veta dhe në fund të javës i diskutojnë këto programe.


Në këto 12 vite pjesë e stafit të kësaj redaksie kanë qenë qindra fëmijë dhe në mesin e tyre rreth 20 redaktorë fëmijë.
Redaktori/redaktorja fëmijë është zgjedhur sipas parimit: ai qe ka përvojën më të gjatë në momentin që paraardhësi/ja i/e tij/saj mbaronte shkollën fillore dhe automatikisht largohej nga stafi i kësaj redaksie.

Ajo pse përshkrova punën e kësaj redaksie është puna e pushtetarit. Në momentin që zgjidhej redaktori fëmijë, ai merrte frenat e pushtetit mbi programin dhe stafin për fëmijë. Për kuriozitet, nuk kam ndërhyrë as atëherë kur redaktori/redaktorja fëmijë vepronin rëndë kundër interesave të televizionit.

Çfarë kam parë në këto12 vite?

Kam parë se sa është i rëndësishëm për fatin e një komuniteti dhe një institucioni karakteri i atij që merr pushtetin në dorë. Kam parë se aftësitë dhe karakteret nuk kanë lidhje mes tyre.
Kam parë që ndonjëri prej fëmijëve sapo merrte postin e redaktorit ndryshonte tërësisht qëndrimin ndaj kolegëve të tyre. Por kam parë edhe fëmijë që nuk ndryshonte fare sjelljen kur merrte pushtetin në krahasim me periudhën paraprake si moderator.
Kam parë fëmijë që si moderator programi nuk ishin spikatur për zotësinë e tyre, por si redaktorë tregoheshin të suksesshëm dhe organizatorë të aftë.

Ndonjëri nga ata ishte shumë i zoti/e zonja si moderator/e por aspak si redaktor/e.
Ndonjëri prej fëmijëve sapo merrte pushtetin formonte një klan rreth vetit dhe poshtëronte të tjerët.
Ndonjë tjetër fëmijë sapo merrte pushtetin i largonte më të aftët dhe mbante vetëm servilët.
Ndonjëri krijonte staf ku secili moderator ishte më i aftë se sa vet shefi, por ndonjëri i përjashtonte të gjithë ata që i shihte se ishin më të zotë se sa vetë ai.

Ndonjëri e merrte postin me shumë hezitim e ndonjë tjetër numëronte ditët se kur do ta merrte postin e redaktorit.
Ndonjëri nuk arrinte të krijonte pushtet saqë dorëzohej e i lironte postin tjetrit, e ndonjë tjetër krijonte pushtet aq të fortë qe i bënte fëmijët tjerë të qajnë. Madje shpesh vinin edhe prindërit e tyre te unë për t’u ankuar.

Karakteri i pushtetarit krijohet që në vegjëli

Në këta 13 vite kam parë pasojat e këtyre pushtetarëve të vegjël dhe kam vërejtur se nuk dallojnë me veprimet e pushtetarëve të mëdhenj.
Në mesin e këtyre fëmijëve kam parë prototipet e Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Ramiz Alisë, Ibrahim Rugovës, Sali Berishës, Fatos Nanos, Edi Ramës, Pandeli Majkos, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Jakup Krasniqit, Nexhat Dacit, Behxhet Pacollit, Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës, Albin Kurtit, etj.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është përshkrimi i karakterit të këtyre pushtetarëve, por që ta bëjë lexuesin të mendojë në këtë drejtim dhe ta bëjë vetë këtë analizë në bazë të perceptimeve vetjake. Dua vetëm të përcjellë eksperiencën time se cili lloj karakterit ishte më frytdhënës për institucionin dhe komunitetin.

Cilat veti të karakterit të pushtetarit janë me rëndësi për komunitetin dhe cilat janë të parëndësishme?
Cili tip i karakterit është i dëmshëm për komunitetin dhe cili është i dobishëm për komunitetin?

Kjo përvojë më ka treguar se nuk është fort me rëndësi nëse pushtetari është demokrat apo autoritar sa është me rëndësi se a ka apo nuk ka vizion.
Nuk është me rëndësi se sa pushtet grumbullon ai, por si e përdorë atë pushtet: për të afruar njerëzit e aftë apo për t’i luftuar ata.
Nuk është me rëndësi se sa e lakmon ai pushtetin, por sa zemërgjerë është në ndarjen e meritave dhe të mirave që krijohen.

Nuk është fort me rëndësi se sa koprrac apo dorëlirë është, por sa është i përkushtuar në misionin publik që ka institucioni apo shteti.
Nuk është fort me rëndësi se sa është numri i rivalëve të pushtetarit dhe sa të fuqishëm janë ata, por mënyra se si pushtetari garon me ta: i injoron, i godet pas shpine, kolaboron me ta, i fut në grackë apo i bën ata ta ndjekin.

Pushtetari i mirë

Pushtetari i mirë ka vizion, i afron të aftit, është zemërgjerë në ndarjen e meritave dhe benefiteve, është energjik në përmbushjen e misionit, nuk merret me rivalët e tij, por bënë që ata ta ndjekin në rrugën ku ai ecën më së shpejti.

Në trend

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori