LAJMI I FUNDIT:

Karakamisheva: Vendimi i PSP-së për lëndën e Zaevit është skandaloz

Karakamisheva: Vendimi i PSP-së për lëndën e Zaevit është skandaloz

Tanja Karakamisheva si reagim ndaj vendimit të PSP-së për të tërhequr akuzat në rastin “Puç”, tha se ky vendim është skandaloz dhe sipas saj do të bëhet e ditur çfarë ka ndodhur në Maqedoni dhe kush ka qenë fajtorë për krizën poltike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Opinioni do ta merr vesh çfarë ka ndodhur në Maqedoni dhe kush është fajtorë për gjithë këtë krizë politike e cila e mban peng Maqedoninë dhe gjithë qytetarët e saj. Atë që PSP-ja e bëri dje është skandal i paparë. Të largohesh nga lënda në këtë periudhë është skandal që duhet të zbaredhet”, tha mes tjerash Karakamisheve.


Ajo gjithashtu tha se duke marrë parasysh të gjitha faktet që kanë qenë në dispozicion, është e vështirë që të dihet se si PSP-ja ka ardhur deri te ky vendim./Telegrafi/