LAJMI I FUNDIT:

Karakaçanov: Nëse Shkupi nuk zgjidh problemin me Bullgarinë, nuk duhet të pengojë Shqipërinë

Karakaçanov: Nëse Shkupi nuk zgjidh problemin me Bullgarinë, nuk duhet të pengojë Shqipërinë

Ministri i mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, deklaron se nëse elita politike në Maqedoninë e Veriut nuk i zgjidh problemet me Bullgarinë për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian, atëherë ajo nuk duhet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane sepse shihet si vend shumë më i përparuar në reformat demokratike dhe ndërtimin e institucioneve shtetërore krahasuar me Maqedoninë e Veriut.

“Unë nuk jam larg mendimit, kur çështja e hyrjes së Maqedonisë dhe Shqipërisë do të ngrihet përsëri pas disa muajsh, me të propozuar Bullgarina të marrë pozicionin e saj: Shqipëria dhe Maqedonia të ndahen dhe të mos shkojnë në një pako. Sepse, siç them, mungesa e dëshirës nga ana e Shkupit për të kërkuar dialog të vërtetë me Bullgarinë praktikisht e pengon edhe Shqipërinë. Ata duhet të ndahen. Shqipëria duhet të shkojë në rrugë veçmas nga Maqedonia”, tha kështu Karakaçanov në intervistën për zum.mk.

Karakaçanov pretendon se gjithmonë ka pasur miqësi dhe bashkëpunim midis bullgarëve në Maqedoni dhe shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria, madje duke zhvilluar një luftë të përbashkët kundër Perandorisë Osmane dhe pushtuesve serb.


“Kryengritja e vitit 1913 në Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar etj. është organizuar nga Komiteti i Prishtinës dhe VMRO. Ekzistojnë dy marrëveshje midis VMRO-së dhe Komitetit Shqiptar nga koha e Todor Alexandrov në 1924 dhe në 1928 nga koha e Ivan Mihajlov. Nga pala shqiptare janë Hasan bej Prishtina, Koxha Hadri, Bedri Pejani, etj. Në anën bullgare janë Todor Alexandrov, Petar Chaulev, gjeneral Protugjerov”, kujton kështu ministri bullgar.

Ai beson se nuk ka pasur kurrë konflikte dhe konfrontime midis bullgarëve dhe shqiptarëve por përkundrazi, ata gjithmonë janë dëmtuar nga politika e Beogradit, e cila ka ambicie për të qenë një lloj hegjemoni në Ballkan.

“Si kundër shqiptarëve ashtu edhe kundër bullgarëve në Maqedoni dhe në Perëndim, kishte shtypje për t’u asimiluar në serbë,” akuzon kështu Karakaçanov.

Ndryshe nga shqiptarët, Serbia gjithmonë ka pasur ide të madhe shtetërore që nga koha e principatës së vogël serbe në fillim të shekullit të 19-të, e cila para çlirimit të Bullgarisë, kishte plane për asimilimin e popullatës bullgare në Maqedoni.

“Shikoni hartat serbe nga shekulli i 19-të. Rezulton se nuk ka asnjë popull tjetër në Ballkan përveç serbëve. Në Maqedoni – Serbët e Jugut, në Bullgari serbët shop. Edhe deri në Detin e Zi, të gjithë ishin serb”.

Sipas tij, Stojan Novakoviç në fund të shekullit të 19 shpjegon shumë thjesht logjikën serbe, se ata nuk mund të mposhtin idenë bullgare në Maqedoni, nëse e kundërshtojnë idenë serbe.

“Ne kemi nevojë për aleat dhe duhet të përpiqemi të zbatojmë politikë që popullsia në Maqedoni nuk është serbe, por nuk është as bullgare dhe diçka shumë ndryshe. Kur të bëjmë diçka ndryshe, atëherë do të jetë më e lehtë t’i bëjmë serb. Kjo është ideja serbe”, sqaron Karakaçanov.

Ai kujton se në Serbi ka intelektualë, shkrimtarë dhe historianë, të cilët haptas thonë se maqedonasit janë bullgarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori