LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i anijes në Florida, këput kabllon në aksidentin me parashutë ku një grua e humbi jetën

Kapiteni i anijes në Florida, këput kabllon në aksidentin me parashutë ku një grua e humbi jetën

Vendimi i kapitenit të një anijeje në Florida që ta këpus kabllon e një parashute, vendim ky i cili thuhet se ka qenë kyç në aksidentin gjatë Ditës së Përkujtimeve, ku mbeti e vdekur një grua e re nga Illinois, bëri të ditur një ekspert për gazetën Miami Herald.

Supraja Alaparthi 33 vjeçare, në momentin kritik ishte me djalin dhe nipin e saj në parashutën e cila po tërhiqej nga anija, kur filloi të frynte një erë e madhe e cila filloi ta tërhiqte parashutën, thanë nga policia.

Sipas disa zyrtarëve  në momentin e incidentit kapiteni 49 vjeçar i anijes Daniel Couch, kishte frikë se parashuta e cila po tërhiqej nga era mund ta merrte anijen e tij me vete dhe të rrezikonte edhe ekuipazhin e tij por edhe familjen e cila ndodhej në parashutë, transmeton Telegrafi.


Couch e këputi kabllon e cila ishte e lidhur në anijen e tij, duke bërë që parashuta t’i merrte me vete Alaparthin dhe fëmijët mbi sipërfaqen e ujit për më shumë se një kilometër.

Një burim i tha gazetës se Couch shpresonte që pasi e këputi kabllon të afrohej dhe t’i merrte përsëri në anije, dhe ti kthente në breg familjen e cila ishte në parashutë.

Por që Alaparthi dhe fëmijët që ishin me të u përplasën në urën Old Seven Mile Bridge, ku si pasoj Alaparthi mbeti e vdekur në vend, e nipi i saj pësoi lëndime të rënda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Kalo në kategori