LAJMI I FUNDIT:

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Lionel Messi, është ndëshkuar financiarisht pas një konfrontimi të tensionuar me një nga trajnerët e New York City FC.

Incidenti ndodhi të shtunën pas ndeshjes hapëse të sezonit të ri të Major League Soccer (MLS), ku Inter Miami barazoi 2:2 me skuadrën nga New Yorku.

Sipas pamjeve të publikuara, Messi u afrua me nervozizëm drejt bankinës së skuadrës kundërshtare dhe e kapi në qafë njërin nga trajnerët pas përfundimit të ndeshjes.


Ky veprim çoi në një hetim nga Komisioni Disiplinor i MLS-së, i cili të martën vendosi ta gjobisë Messin me një shumë që nuk është bërë publike.

Përveç Messit, edhe bashkëlojtari i tij te Inter Miami, Luis Suarez, u përfshi në një incident tjetër gjatë ndeshjes. Sulmuesi uruguajan pati një përplasje me mbrojtësin e New York City-t, Birk Risa, për të cilën gjithashtu u gjobit nga autoritetet disiplinore të ligës.

Ky incident ka shkaktuar polemika të shumta në mediat sportive, ndërsa as Inter Miami dhe as MLS nuk kanë dhënë komente të detajuara mbi natyrën e masave disiplinore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

La Liga
Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

La Liga
Kalo në kategori