LAJMI I FUNDIT:

Kapet me 13 emigrantë të paligjshëm të ngjeshur njëri pas tjetrit në automjet, arrestohet 33-vjeçari i dehur në Korçë

Kapet me 13 emigrantë të paligjshëm të ngjeshur njëri pas tjetrit në automjet, arrestohet 33-vjeçari i dehur në Korçë

Dy vëllezër që po transportonin 13 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht janë vënë në pranga në Korçë.

Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Midnight 6” në pranga u vunë E. P., 33 vjeç dhe A. P., 45 vjeç, vëllezër, të dy banues në Laprakë.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për qytetarë që do të transportonin emigrantë, për të kaluan kufirin ilegalisht, policia ushtroi kontrolle në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë ku ndaluan një automjet tip “Volkswagen”, dhe një tip “BMW” që drejtoheshin nga vëllezërit.


Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues 33-vjeçarin, u gjetën 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët ai do t’i transportonte drejt BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi po ashtu, se 33-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se vëllai i 33-vjeçarit, e shoqëronte me automjetin tip “BMW”, automjetin që transportonte emigrantët, për ta sinjalizuar për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori