LAJMI I FUNDIT:

Kapet gjatë testimit një Ford Focus i ri, nuk dihet nëse është varianti ST apo RS (Foto)

Kapet gjatë testimit një Ford Focus i ri, nuk dihet nëse është varianti ST apo RS (Foto)

Tani që dihet se si duket një Ford Focus tërësisht i ri, duket se kanë nisur testimet për një tjetër model

Pas një pritje të konsiderueshme, gjatë këtij muaji Ford e ka shpalosur në një aktivitet pirivat modelin e ri Fokus, transmeton Telegrafi. Kjo makinë me motor EcoBost 1.0-litra ose 1.5-litra dhe tetë shpejtësi automatike, do të lansohet në fund të vitit që vjen. Çfarë po pritet me padurim nga entuziastët, është se si do të duken variantet ST dhe RS. Pasi ka pasur lajme, se mund të jenë hibrid të butë, që prodhojnë 400 kuajfuqi.


Spiunët që merren me veturat e reja, e kanë parë në Nurburgring të Gjermanisë, një Ford të ri me forma të pazakonta, që testohej me shpejtësi të lartë. Platforma e pjesës së poshtë dhe gypat e gjerë për nxjerrjen e gazit, lë të kuptohet se mund të jetë një makinë shumë e fuqishme. Njohësit e makinave nga ky prodhues, kanë saktësuar se është një Focus, por nuk dihet nëse do të jetë ST, por nuk është aq i avancuar sa të jetë RS. Fakti që RS është thënë se lansohet të fund të 2020-ës, e bën më të besueshëm pretendim, se nuk kemi të bëjmë tani me këtë veturë. /Telegrafi/