LAJMI I FUNDIT:

Në Ferizaj kapen 220 kilogramë drogë, arrestohen pesë persona

Në Ferizaj kapen 220 kilogramë drogë, arrestohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, bën të ditur, se pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, janë kryer kontrollet në dy lokacione me ndihëm e Policisë Speciale të Kosovës, si dhe pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë [e shtunë] janë konfiskuar 220 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe gjithashtu janë konfiskuar tri vetura.

Sipas Policisë, janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 281, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Prokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim