Skena dramatike në Aeroportin e Kabulit. Ushtarët amerikanë iu bërtasin afganëve që duan të afrohen dhe iu bëjnë thirrje të largohen. Dikush shtyn turmën nga vetja, një tjetër me armë shënjestron njerëzit. Disa afganë mbajnë pasaportat lart, mes tyre edhe pasaporta evropiane. Në video shihet se si ushtarët amerikanë qëllojnë në turmë dhe përpiqen me gaz lotsjellës të vendosin kontroll mes kaosit. Gratë thërrasin për ndihmë, të tjerëve iu bie të fikët. Fëmijët shohin me sy të tmerruar prindërit.
Këto ditë pamjet e tilla janë kudo prezente, si përkujtimore të vogla në ekrane të televizorit apo të smartfonëve. Shikoni, kjo i gjen ata që duan të heqin dorë nga islami i epokës së gurit. Në Gjermani dhe në Evropë janë të shokuar. Si mund të vinte puna deri tek kjo situatë dramatike? Sa i dëshpëruar duhet të jetë dikush, që e zgjat fëmijën përtej gardhit me gjemba, pa mundur të hyjë dot vetë?
Pak orë pasi filluan fluturimet e evakuimit të amerikanëve, Aeroporti i Kabulit u kthye në një kamp të paorganizuar refugjatësh. Këtu nuk ka rëndësi se cilën pasaportë ke apo ku ke lindur në Gjermani apo në Afganistan. Aty ku vlen e drejta e më të fortit je vetëm afgan. E me këtë je njeri i klasit të dytë dhe ashtu trajtohesh. Statusi social, shkalla e arsimit, kontaktet, pasuria, leja e qëndrimi të rregullt jashtë, të gjitha këto nuk vlejnë më. Aty merr fund iluzioni, se mjafton të përpiqesh më shumë dhe do t’ia dalësh të ikësh nga lufta dhe traumatizimi e të jetosh si njeri në Amerikën Veriore apo në Evropë.
Ajo që po ndodh aty është simbolike për këtë popull që prej 20, jo prej 40 vjetësh; një popull i dëshpëruar, pa ndihmë, që duhet të shpëtohet nga bashkësia ndërkombëtare superiore. Këto ditë një popull i ngecur mes ushtarëve amerikanë që qëllojnë nga njëra anë dhe talibanëve që kërcënojnë me dënime arkaike në anën tjetër. Afganët duhet të presin që t’u njihen njëherë të drejtat njerëzore dhe pastaj t’iu ofrohet siguria dhe mbrojtja, që rrjedh prej këtyre të drejtave.
Por, edhe mes njerëzve të klasit të dytë bëhen dallime: ajo foshnja e pafajshme, e paprekur nga dyshimi për terror dhe islamizmi, që shpëtohet nga ushtarët amerikanë është pjesë e kategorisë së preferuar. Fëmijë të tillë mund të formohen në Perëndim. Përditë shihen pamje propagandistike të ushtarakëve si mbajnë foshnje disamuajshe në krahë. Kjo është groteske: Pak minuta më parë u keqtrajtuan prindërit e tyre. Mendohet se vetëm të ndarë nga prindërit, atyre mund t’u ofrohet një e ardhme e mirë. Një strategji e vjetër koloniale që në ShBA dhe në Kanada është përdorur shpesh.
Në kontrast me fëmijën “e pastër” qëndron afgani i rritur i pacivilizuar. Ata që në luftë fisnore vriten me njëri-tjetrin. Sidomos me burrin afgan perëndimi nuk ka mëshirë. Gjithmonë shtrohet pyetja: pse duhet të vijnë gjithmonë burrat si refugjatë? Pse nuk mbrohen ata po iu dorëzohen talibanëve pa luftë?
Ajo që harrohet këtu është se ushtria afgane nuk u dorëzua pa luftë, por u la vetëm, si nga ShBA-ja, nga NATO, ashtu edhe nga qeveria e saj. E, largohen vetëm meshkujt, sepse gratë nuk guxojnë të dalin nga shtëpia. Harrohet se sa i rrezikshëm dhe fizikisht i vështirë për femrat është kalimi i kufirit tokësor të vendit. Në vend të kësaj përsëriten me imazhe orientale dhe neokolonialiste. Sipas konstatimit të studiueses së kulturës, Gayatri Chakravorty Spivak, në vitin 1988 inskenimi global është që “burrat e bardhë shpëtojnë gratë e bardha nga burrat me ngjyrë”. Le të kujtojmë se misioni i Afganistanit para 20 vjetësh u legjitimua me këtë qëllim: Perëndimi donte të çlironte Afganistanin për të shpëtuar gratë afgane. Pikërisht këto gra tani i lihen fatit të tyre. Vetëm ato që arrijnë të hyjnë në një avion drejt Perëndimit kanë shansin të jetojnë si gra, sipas idealit perëndimor. Të gjitha të tjerat, të parët burrat afganë, do t’i lihen fatit. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj