LAJMI I FUNDIT:

Kanye West: Nuk kam lexuar asnjëherë libër

Kanye West: Nuk kam lexuar asnjëherë libër
Foto: YouTube

Në një paraqitje në ‘podcast’-in e ri “Alo Mind Full”, Kanye West, tha se ai nuk ka lexuar “asnjë libër” dhe e krahasoi leximin me të ngrënit e lakrave të Brukselit.

Rreth katër minutave të ‘podcast’-it, siç mund të dëgjohet më poshtë, Ye komentoi një referencë që bashkë-themeluesi i ‘Alo’, Danny Harris, i bëri një libri.

“Kur thatë se nuk e kisha lexuar këtë libër, në fakt nuk kam lexuar asnjë libër”, tha ai. “Të lexosh është si të ha lakra Brukseli për mua”.


https://www.youtube.com/watch?v=9LoUA7uOoAI&ab_channel=AloYoga

Intervista e tij me ekipin e Alo Yoga vjen vetëm një ditë pasi Ye ndërpreu partneritetin e tij 10-vjeçar me Gap. Ai nuk e trajton drejtpërdrejt marrëdhënien e tij me Gap ose Adidas, me të cilët prodhoi këpucë Yeezy, gjatë intervistës.

Megjithatë, ai kritikon indirekt dy kompanitë.

Kanye West po i jep fund partneritetit të markës së tij Yeezy me Gap
Lexo po ashtu Kanye West po i jep fund partneritetit të markës së tij Yeezy me Gap

“Unë sinqerisht besoj se Gap dhe Adidas janë pjesë e një plani më të madh për të margjinalizuar kompanitë amerikane dhe industrinë amerikane”, tha ai.

Diku tjetër në ‘podcast’, Ye foli për mbrojtjen e përdorimit të teknologjisë në arsim.

Foto: YouTube

“Unë mund të kem një tendencë për të qenë thjesht si paranojak i robotëve, por kjo është një mënyrë që ne duhet të ekzistojmë”, tha ai. “Dua të them, Star Wars është kolegji im, e dini. Kam kaluar shumë më shumë orë në Star Wars sesa në kolegj”.

Kanye së fundmi është futur në botën e arsimit me fillimin e Akademisë Donda, një shkollë në Kaliforni me pothuajse 100 studentë të regjistruar.

Foto: YouTube

Megjithatë, shkolla e krishterë përgatitore ka qenë mjaft e fshehtë, dhe një raportim i Rolling Stone pretendon se prindërit duhej të nënshkruanin NDA për të regjistruar fëmijët e tyre. Shkolla ende nuk është akredituar, por ka nisur procesin duke aplikuar në Shoqatën Perëndimore të Shkollave dhe Kolegjeve. /Telegrafi/