Kanye West kërkon falje për polemikat e viteve të fundit, ia hedh fajin një lëndimi në tru

Kanye “Ye” West ka shprehur pendimin për veprimet e tij kontroverse gjatë viteve të fundit, përfshirë shtypjen dhe shitjen e bluzave me svastikë, simbol që lidhet me nazizmin dhe antisemitizmin.
Në një ese të publikuar më 26 janar në Wall Street Journal, ai shpjegon se shumë nga këto veprime dolën si pasojë e një dëmtimi të trurit nga një aksident automobilistik në vitin 2002.
Ky dëmtim u diagnostikua vetëm në vitin 2023 dhe çoi në diagnostikimin e tij me çrregullim bipolar tip 1.

West përshkruan efektet e çrregullimit bipolar, duke përfshirë mospranimin e ndihmës dhe ndjesinë e fuqisë dhe sigurisë, që e çuan në humbje të kontaktit me realitetin dhe veprime për të cilat tani ndihet keq.
Ai pranoi se gjatë një episodi të rëndë në fillim të vitit 2025 veproi në mënyrë impulsive dhe paranojake.
I njëjti shprehu pendim dhe poshtërim për veprimet e tij, duke theksuar se nuk është nazist ose antisemit dhe se i do hebrenjtë.
West tha se tani është i përkushtuar ndaj trajtimit, terapive dhe krijimit të artit pozitiv dhe kuptimplotë.
Reperi kërkon durim dhe mirëkuptim ndërsa përpiqet të gjejë “rrugën e tij për shtëpi”, pa kërkuar falje të menjëhershme ose të lirë.
Kjo nuk është hera e parë që West flet për bluzat me svastikë; më parë ai kishte mohuar prodhimin e tyre, duke thënë se nuk do të donte të rrezikonte fansat e tij. /Telegrafi/






























































