Kanoute largohet nga Sevilla – shkon në Kinë

Sulmuesi nga Mali gjatë javës që lamë pas njoftoi se ishte duke i shqyrtuar mundësitë për të kaluar në Lindje të Mesme, SHBA apo Kinë, dhe ka vendosur për këtë të fundit.
34-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin nga Pekini, i cili aktualisht gjendet në pozitën e tretë në tabelë.
Kanoute u transferua te Sevilla në vitin 2005 nga Tottenhami dhe u bë figurë ikonike në Ramon Sanchez Pizjuan duke shënuar 136 gola në 290 paraqitje. Me andaluzianët, ai ka fituar dy Kupa UEFA, një Superkupë UEFA, dy Kupa të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































