Kanosje në Pejë, një person i lënduar merr trajtim mjekësor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të kanosjes në Pejë.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 17:40.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur, si dhe i dyshuari ka poseduar me armë zjarri. Viktima kishte provuar që ta ndaloj duke ia dëmtuar një xham të veturës mirëpo i dyshuari kishte arritur të largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.
Në këtë rast, viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ku kanë konfiskuar armën e zjarrit AK/47.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti po hetohet. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































