Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, të martën në ora 20:00.


“Është raportuar se viktima femër kosovare, është kanosur nga i dyshuari mashkull –bashkëshorti i saj dhe e njëjta ndjehet e frikësuar dhe e rrezikuar prej tij”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin nuk është intervistuar i dyshuari për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe mbetet që në ditët në vijim të intervistohet.

Ankuesja pas përfundimit të procedurave është vendosur në një vend ku ndihet e sigurt. /Telegrafi/