LAJMI I FUNDIT:

Kanë vazhduar edhe sot ndërtimet në shëtitoren përreth Vardarit

Kanë vazhduar edhe sot ndërtimet në shëtitoren përreth Vardarit

Sot përsëri kanë vazhduar aktivitetet ndërtimore në shëtitoren përreth Vardarit, ndërtime të cilat janë kontestuese për Komunën Qendër. Në terren janë parë punëtorë të cilët pothuajse tërësisht kanë shtruar rrugën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komuna Qendër për momentin nuk kanë informacione, por Plani i Detajuar Urbanistik nuk parasheh rrugë në këtë vend.


Disa ditë më parë, inspektorë të ndërtimit ndaluan aktivitetet ndërtimore, me arsyetim se investuesit nuk kanë vendosur shenja informative në një vend të dukshëm./Telegrafi/