Francesco Acerbi është padyshim një nga shtyllat e mbrojtjes së Interit, ndërsa pas barazimit ndaj Genoas, ai është ndalur të flasë edhe për garën për titullin kampion, duke thënë se Juventusi po fshehët.

Mbrojtësi veteran italian ka vlerësuar jo pak të rinjtë e ardhur te Interi, teksa nuk ka ngurruar të thumbojë edhe Juventusin.


“Në letër favorit për titullin duhet të jetë Juventusi që ka shpenzuar 200 milionë euro për të marrë lojtarë si Bremer, Chiesa e Vlahovic”.

Screenshot 90

“Te Interi ndryshoi gjysma e skuadrës në verë, por falë grupit të fortë, të gjithë janë përshtatur shumë mirë dhe kanë tejkaluar pritshmëritë”.

“Megjithatë të mos harrojmë që janë larguar emra si Brozovic, Lukaku e Dzeko. Jemi skuadër e mirë dhe nuk fshihemi nga objektivi ynë për të fituar titullin kampion”, ka thënë Acerbi.

1701475202012 d5e36173 de00 4a01 b9eb a61b589cca39 1

Juventusi nëse fiton ndaj Romës, do të mund t’i afrohet Interit në një pikë në kreun e renditjes./Telegrafi/

telegrafi sport app