LAJMI I FUNDIT:

A kanë prezervativët afat skadimi?

A kanë prezervativët afat skadimi?

Në momentet e “nxehta”, kontrollimi i datës së afatit të skadimit të prezervativit është gjëja e fundit që ju vjen në mend.

Por, prezervativët me afat të skaduar janë një brengë reale dhe për këtë duhet të keni kujdes, transmeton Telegrafi.


Fillimisht duhet të keni parasysh se prezervativët përbëhen kryesisht prej lateksi. Përveç lateksit, prezervativët përbëhen edhe nga dy materiale tjera, por këto tri materiale kanë diçka të përbashkët: asnjëri nuk zgjatë përgjithmonë.

Prezervativët nga lateksi zgjasin kryesisht pesë vite pas datës së prodhimit por kjo mund të ndryshojë në bazë të lubrifikimit dhe spermicideve.

Prandaj, më së miri është ta shikoni datën e skadimit që është printuar në paketim. Edhe vendi ku janë ruajtur flet shumë – nëse janë ruajtur në vend të nxehtë apo janë ekspozuar në dritë, atyre mund t’u jetë shkurtuar jetëgjatësia.

Kësisoj, çdo herë që blini apo përdorni prezervativë, mos harroni ta shikoni paketimin për ta kontrolluar datën e skadimit, përndryshe do të keni një rrezik më të madh të transmetimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënisë së paqëllimshme. /Telegrafi/