Kanë dy fëmijë së bashku, Tom Brady komenton martesën e Gisele Bundchen me Joaquim Valente

Tom Brady e ka pranuar martesën e re të ish-bashkëshortes së tij, Gisele Bundchen, me qëllim që të shmangë dramat dhe të ruajë mirëqenien e fëmijëve të tyre.
Sipas një burimi për Daily Mail, Brady ishte në dijeni të martesës së saj që më herët dhe kjo nuk ishte sekret për të, pasi ata ende komunikojnë për çështje që lidhen me fëmijët.
Gisele u martua në fshehtësi më 3 dhjetor me instruktorin Joaquim Valente, vetëm pak kohë pasi çifti solli në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Brady dhe Gisele, të cilët u divorcuan në tetor të vitit 2022 pas 13 vitesh martesë, kanë dy fëmijë: Benjamin dhe Vivian. Brady ka edhe një djalë tjetër nga një lidhje e mëparshme.
Burimi thekson se Brady e ka pritur mirë lajmin dhe është i qetë, pasi lumturia e Giseles përkthehet edhe në lumturinë e fëmijëve të tyre.
Ai e sheh këtë fazë të jetës me pjekuri dhe nuk lejon që situata ta ndikojë negativisht.
Sa i përket jetës së tij sentimentale, Brady aktualisht është beqar dhe nuk kërkon një lidhje serioze.
Edhe pse është përfolur për romanca të shkurtra me disa figura të njohura, përfshirë Sofia Vergaran, Irina Shayk, Brooks Nader dhe Kim Kardashian, ai duket i fokusuar te puna e tij si analist sportiv për Fox dhe e shijon jetën si beqar. /Telegrafi/




























































