LAJMI I FUNDIT:

​Kandidatura për kreun e LDK-së, Faton Bislimi: Varet nga vota e delegatëve

​Kandidatura për kreun e LDK-së, Faton Bislimi: Varet nga vota e delegatëve

Faton Bislimi deklaroi se kandidatura e tij varet nga vota e delegatëve. Sipas tij, vetëm Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm.

Ai para nisjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, u shpreh se është i angazhuar që të paraqesë ofertën e tij për këtë parti.

“Ideja e krejt angazhimit tim është për t’ia dhënë ofertën time LDK-së. As nuk dua të paragjykoj rezultat, as nuk dua të paragjykoj asgjë tjetër. Është në dorën e delegatëve të vendosin, le të jetë kjo ditë tamam festë për LDK-në, sepse një LDK e fortë i duhet Republikës së Kosovës”, shtoi ai.


Bislimi nuk ka dashur të paragjykojë në lidhje me kandidaturën për kreun e LDK-së, duke thënë se kjo varet nga vota e delegatëve.

“Nuk dua të paragjykoj në asnjë moment. Kuvendi nuk ka filluar ende. Çfarëdo që do të deklaroja tani, do të ishte një paragjykim… Është e drejtë e zotëri Abdixhikut dhe secilit tjetër të ofrojë diçka më shumë për LDK-në. Krejt çka unë dua të bëj, është të jap ofertën time për LDK-në. Pjesa tjetër është në duart e delegatëve të LDK-së”, shtoi ai.

Bislimi, i cili po synon kandidaturën e kryetarit, shtoi se vetëm ish-presidenti Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm.

“Vetëm një emër i patejkalueshëm në LDK dhe ai është Ibrahim Rugova. Tjetër janë të tejkalueshëm, janë pjesë e procesit. Shumë mirë që janë pjesë e procesit”, përfundoi ai.

Ndryshe, LDK mban sot Kuvendin e dhjetë Zgjedhor. Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.

Bislimi ka njoftuar se nëpërmjet një shkrese zyrtari u ka bërë me dije Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ka vendosur që në Kuvendin e dhjetë të LDK-së, do të paraqesë para delegatëve, kandidaturën për kryetar të partisë.

Lumir Abdixhiku kishte marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 14 mars 2021, përballë dy kundërkandidatëve tjerë, nënkryetarit Lutfi Haziri dhe anëtarit të kryesisë, Besian Mustafa. LDK është partia e dytë më e madhe opozitare në vend. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori