Kandidati për asamble komunale të Prishtinës, Sami Boroci, ka thënë se ai për shumë vite ka avokuar për ndërtimin e stadiumit në Hajvali, dhe se tashmë ndihet krenar se tashmë projekti është realizuar.

Në një video në Facebook, ai thotë se tashmë janë në fazën e fundit të funksionalitetit të stadiumit.


"Pas 25 vitesh, në Hajvali rikthyem atë që për më shumë se dy dekada mungoi, stadiumin e futbollit. Gjatë karrierës si futbollist te Hajvalia e kemi vuajtur shumë mungesën e stadiumit, e poashtu njëjtë edhe si drejtues tek Prishtina e Re, bëmë historinë, por pa shtëpi", ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka shkruar se "Prandaj insistimi ka qenë i madh, e ndër vite, deri në realizimin e plotë të projektit, që do t’a shëndrroj në një kompleks të bukur sportiv. Ky projekt krijon vlerë për vendin, për komunitetin sportiv, por më së shumti për më të dashurit tanë, fëmijët - që aq shumë po e shijojnë, që sot".

"|Për projekte si ky, e të tjera do t’i realizojmë bashkë edhe në lagjet tjera të qytetit, e zonave periferike".