Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik denoncon: Po intimidohen votuesit

Kandidati i “Shqipëria Bëhet”, Oligert Hima ka denoncuar parregullsi në qendrat e votimit në Bashkinë e Cërrikut ku po votohet për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Në një deklaratë për mediat Hima u shpreh se ka konstatuar që në çdo QV ka persona qe intimidojnë votuesit dhe ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve.
“Duhet të largohet në gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit dhe nuk kanë asnjë lidhje, i bëj thirrje policisë të marrë të gjitha masat që të lejojnë që vota të jetë e lirë dhe jo me ndere dhe favore që iu është bërë nga drejtorët dhe çdo punonjës i administratës. Kam bërë një xhiro sot nëpër QV dhe në çdo hyrje kam konstatuar persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni që rrinë dhe intimidojnë votuesit”, tha ai. /euronews/
- YouTube www.youtube.com



















































