Me 1200 diagnostifikime brenda një viti, Maqedonia shënon shifra dyfish më të larta me gra të prekura nga kanceri i gjirit në rajon. Pothuajse një e treta e pacientëve kanë përfundim fatal. Në mungesë të mamografive dhe të kontrolleve të rregullta, shifrat janë rritur frikshëm vitin e kaluar. Bashkë me to edhe spostimi i kufirit të moshës, që çdo vit e më shumë prek edhe 20 vjeçaret. Ndërsa statistikat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) treguan se vitin e kaluar ka pasur një numër më të madh të të sëmurëve të rinj, 168 pacientë të moshës 20 deri në 45 vjeç. Arsyeja është se paraqiten me vonesë për ekzaminim, problemi me diagnostifikimin dhe mungesa e mamografisë në shëndetin publik.
“Ne kemi një shkallë të lartë të sëmundjeve ndryshe nga vendet e tjera, si Shqipëria, Kosova që kanë 600 të diagnostikuar çdo vit dhe numri ynë është dyfish. Arsyeja kryesore e kësaj situate janë ekzaminimet e parregullta dhe zbulimi i kancerit në një fazë të mëvonshme kur trajtimi është më i vështirë. Në vitet e kaluara, numri i rasteve të reja ka variuar nga 900 në 1200, ka ngecur gjatë Kovid-it dhe tani po rritet për shkak se atëherë u ndërprenë mamografia dhe depistimi”, thotë Emanuela Dodeva, kryetare e Shoqatës për Iniciativa për Zhvillim në Shëndetësi – EZRA, në ligjëratën edukative në Kumanovë për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kanceri i gjirit, që do të shtrihet edhe në 17 qytete, për të mundësuar konsultime pa pagesë për të gjithë pacientët.
Doktoresha Meri Peshevska nga Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, thotë se kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë që shfaqet tek një në tetë gra. Për çdo njëqind gra, janë dy raste të pacientëve meshkuj me kancer gjiri. “Numri i pacientëve është vazhdimisht në rritje, por është mirë që zbulohet herët dhe do të thotë që ka më shumë shanse për shërim të plotë. Ndryshe, numri i pacientëve femra është në rritje dhe kufiri i moshës po ndryshon vazhdimisht. Pas studimeve ka qenë pas moshës 50 vjeçare, por tani kemi shumë pacientë të rinj, edhe rreth 20 vjeç”, thotë Peshevska.
Për të zbuluar në kohën e duhur ndryshimet në gji, rekomandohet që çdo grua të bëjë vetëkontroll të rregullt, eko çdo 6 muaj dhe çdo vit mamografi dhe ekzaminime gjinekologjike
Për shkak të kësaj situate alarmante, shoqata EZRA kërkoi nga Qeveria që të sigurojë një mamografi të lëvizshëm, me të cilin mund të vizitojnë të gjitha qytetet dhe zonat rurale dhe të ekzaminojnë pacientët që nuk kanë mundësi të shkojnë vetë për ekzaminim dhe kjo do të zvogëlojë shkalla e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët. “Na kanë premtuar që këtë vit do ta bëjnë mamografinë celulare, ka interes, do të shohim. Sinqerisht shpresojmë dhe presim që sa më shpejt të fillojmë ekzaminimet parandaluese dhe skriningun në terren”, tha Dodeva. Në vend ka terapi adekuate dhe në varësi të fazës së sëmundjes, çdo pacient trajtohet individualisht me kimioterapi, radioterapi ose terapi hormonale. (koha.mk)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!