LAJMI I FUNDIT:

Kancelari Kurz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Kancelari Kurz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Avdullah Hotin, pas votimit me 61 vota pro për kryeministër të Kosovës.

Kurz në llogarinë e tij në Twitter shkroi se do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën në rrugën e saj evropiane.


“Urime Hotit në emërimin si kryeministër i ri i Kosovës. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe inkurajojmë përparimin e mëtutjeshëm në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Kurz.

Ish-kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin te Hoti.

“Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”./Telegrafi/