Kanada është shteti i 18-të që e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kanadasë në Twitter, ata shprehen të kënaqur që së shpejti do t’i dëshirojnë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të e Aleancës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kanada është e lumtur që ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Pasi festojmë 70 vjetorin e NATO-s, presim që t’i dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të në të ardhmen e afërt”, thuhet në postimin e MPJ-së së Kanadasë.

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, së pari e ratifikoi Greqia, ndërsa së shpejti pritet ta bëjë edhe SHBA./Telegrafi/