LAJMI I FUNDIT:

Kanada, i burgosuri kërkon ndihmë – gardianët e injorojnë: Çfarë do t’i thuash bijës time kur të vdes unë këtu

Kanada, i burgosuri kërkon ndihmë – gardianët e injorojnë: Çfarë do t’i thuash bijës time kur të vdes unë këtu

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një burgu në Ottawa, që shfaq personelin e burgut që gjatë vitit 2015 kishin injoruar të burgosurin që kërkonte ndihmë dhe vuante nga sepsa dhe ndezja e mushkërive – ku si rezultat i këtyre edhe ndërroi jetë.

“Nëse nuk mund të merrni frymë, si mund të bisedosh”, dëgjohen gardianët duke i thënë Teral Elisit duke ia bërë me dije se “mjaft” janë marrë me të, transmeton Telegrafi.


Familja e Elisit ka ngritur padi kundër zyrës së sherifit dhe pesë të burgosurve, kurse gjykata gjatë kësaj jave do të vendosë nëse padia është miratuar dhe do të vazhdohet tutje me procesin gjyqësor.

Në padi thuhet se Elis “ka qenë i sëmurë rëndë”, kurse personelit të burgut i është ankuar se po ka “djersitje të pakontrolluar, dhimbje të mëdha në trup, dehidrim dhe plogështi”.

Gjithashtu thuhet se gardianët “kishin neglizhuar simptomat e tij dhe nuk e kishin dërguar me kohë në spital, e as që i kishin ofruar kujdesin adekuat shëndetësor”.

Siç raporton Independent, në padi potencohet se një i burgosur tjetër është dashur ta ushqej për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. E para vdekjes, Elis dhe një i burgosur tjetër kishin kërkuar ndihmë nga personeli, por ata u kishin thënë që të ndalen dhe të mos shtiren më kinse janë të sëmurë.

“Çfarë do t’i thuash bijës time dyvjeçare kur të vdes unë këtu”, i kishte pyetur i burgosurit gardianët.

Më 22 tetor të vitit 2015, autoambulanca e kishte dërguar Elisin në spitalin më të afërt, e vetëm një orë më vonë është shpallur i vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori