Kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors ka marrë një fitore të radhës në ‘Oracle Arena’.

Vendasit kanë triumfuar lehtësisht ndaj Los Angeles Lakers me shtatë pikë diferencë 113-106 edhe pse gjatë ndeshjes kishin epërsi të lartë deri në 23 pikë.


Mungesa e fundorit Stephen Curry dhe qendrës Zaza Pachulia nuk janë ndjerë fare në këtë takim, pasi Kevin Durant ishte i disponuar për lojë.

Durant pati paraqitje fantastike me 33 pikë të shënuar, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Paraqitje të mirë pati edhe Jordan Bell me 20 pikë e 10 kërcime, ndërsa Klay Thompson shtoi 16 të tjera.

Te Lakers ka vazhduar paraqitje fantastike e talentit Kyle Kuzma që shënoi 27 pikë e 14 kërcime, ndërsa u ndihmua nga Lonzo Ball që shënoi tri pikë më pak e Julius Randle me 21 pikë, por që nuk mjaftuan të shkaktojnë befasinë e radhës.

bng l warriors 1223 71

Kësisoj Golden State Warriors kanë marrë pozitën e parë në Konferencën Perëndimore me 26 fitore dhe gjashtë disfata, ndërkohë LA Lakers zënë vendin e 11-të me 11 fitore e 19 disfata.

Houston Rockets ka pësuar edhe një tjetër humbje dhe përsëri nga një skuadër e Kalifornisë.

‘Raketat’ janë mposhtur nga Los Angeles CLippers me 10 pikë diferencë 118-128 edhe pse kishin epërsi deri në 15 pikë.

Austin Rivers me 36 pikë e shtatë asistime si dhe Lou Williams me 32 pikë ishin më meritorët për këtë fitore të Clippers.

James Harden pati një paraqitje spektakolare me 51 pikë e tetë asistime por që nuk mjaftuan për fitoren e Houston.

la 1514007366 o0v6eistoo snap image

Fitorja e tretë radhazi ka ardhur edhe për Oklahoma City Thunder që kanë mposhtur skuadrën më të dobët në ligë Atlanta Hawks 120-117.

Russell Westbrook me 30 pikë e 15 asistime ishte më i miri në parket, i ndihmua edhe nga dy yjet tjerë Carmelo Anthony e Paul George që shënuan nga 24 respektivisht 17 pikë.

Fitorja ndaj Hwaks e ngritë në pozitën e pestë në konferencën Perëndimore OKC-në që në ndeshjen e radhës përballet me Utah Jazz. /Telegrafi/ Rezultatet: Detroit Pistons – New York Knicks 104-101

Orlando Magic – New Orleans Pelicans 97-111

Brooklyn Nets – Washington Wizards 119-84

Houston Rockets – LA Clippers 118-128

Miami Heat – Dallas Mavericsk 113-101

Milwaukee Bucks – Charlotte Hornets 109-104

Oklahoma City Thunder – Atlanta Hawks 120-117

Portland Trail Blazers – Denver Nuggets 85-102

Golden State Warriors – LA LAkers 113-106

telegrafi sport app