Tashmë dihet që kampionati zviceran ka shumë futbollistë shqiptarë, shumica e tyre të rritur në këtë vend.

Janë gjithsej 28 lojtarë shqiptarë që luajnë në kampionatin elitë zviceran të shpërndarë në shtatë klube.


Ata luajnë në kombëtare të ndryshme nga ajo e Zvicrës, Shqipërisë deri te e Kosovës dhe Maqedonisë. Ka edhe raste kur janë shqiptar, por luajnë me pasaportë të Serbisë.

Vetëm tri klube nuk kanë shqiptarë. Lideri i kampionatit Young Boys nuk ka asnjë shqiptar, sikurse edhe St Gallen dhe Thun.

Shtatë klubet tjera kanë shqiptarë me Grasshoppers që ka nëntë në skuadrën që janë paraqitur këtë vit, ose së paku kanë qenë të ftuar në 18-she të skuadrës.

Luzern ka pesë lojtarë shqiptarë, ndërsa Zurich ka katër.

Baseli që njihet si çerdhe e shqiptarëve aktualisht ka dy që kanë luajtur me Taulant Xhakën dhe Albain Ajetin, por edhe i riu Ylber Lokaj ka qenë i ftuar në disa ndeshje, por ende nuk ka debutuar.

24955565 1649339698486768 6590328830575224381 o

Njëri nga klubet që ka më shumë shqiptarë është Luzern. Ndër lojtarët kryesor të klubit është edhe Hekuran Kryeziu.

Në një prononcim për Telegrafin, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, ka thënë se ndjehet mirë që në skuadrën e tij ka shqiptarë, por edhe në klubet e tjera.

18033344 1318479498234540 8224217129292955896 n

“Thuajse më së shumti ka futbollistë shqiptarë në Superligën e Zvicrës pas atyre zviceranë dhe kjo është një kënaqësi e madhe”.

“Në çdo stadium ku luajmë ka edhe tifozë shqiptarë që vijnë dhe na përkrahin pasi dëshirojnë që të arrijmë shumë. Te Luzerni ku luaj unë jemi katër në ekipin e parë si Shkëlqim Demhasaj, Idriz Voca e Dren Feka dhe kalojmë shumë mirë mes vete”.

“Edhe në përballje me skuadrat tjera ndjehemi shumë mirë pasi shihemi me shokët shqiptarë dhe gëzojmë respekt të madh për njëri-tjetrin”.

17545284 1293519034063920 6173997627893716916 o

“Për mua Superliga e Zvicrës është e veçantë dhe gjithmonë kështu do të jetë pasi mu ka dhënë rasti të bëhem një futbollist profesionist. Është një kampionat shumë i fortë ku ka nxjerrë talente të mëdhenj ndër ta edhe futbollistët shqiptarë si Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe të tjerë”.

“Shpresojë që numri i futbollistëve shqiptarë nëpër klubet elitare të Zvicrës të shtohet çdo ditë e më shumë”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.

Edhe Gjelbërim Taipi, i cili në të ardhmen mund të luajë për Kosovën,  ka thënë se është kënaqësi kur e sheh se çdo skuadër e elitës ka së paku tre futbollistë që luajnë startues.

“Është fakt se në Superligën zvicerane ka shumë futbollist shqiptarë dhe kjo është kënaqësi e madhe”.

csm 20180112 JT Bild c1d9b06ae5 1

“Thuajse në çdo skuadër luajnë dy ose tre futbollistë në formacionin bazë”.

“Ndjehem shumë mirë dhe i lumtur që jam pjesë e këtij kampionati që është shumë i fortë me ekipe shumë të mira dhe me futbollistë të talentuar”.

“Shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër vijnë nëpër stadiume enkas për të na parë neve futbollistëve shqiptarë duke luajtur dhe kjo na jep kënaqësi të madhe. Ne mundohemi gjatë çdo ndeshje t’i përfaqësojmë shqiptarët.

24993073 1134945156636281 3175883650612331697 n

“Thuajse gjatë çdo jave takohemi me shokë shqiptarë nëpër ndeshje pasi na bie të jemi kundërshtarë dhe ka ndodhur që gjatë një ndeshje nga 22 futbollistë titullar shtatë kemi qenë shqiptarë nga minuta e parë”, ka treguar Taipi për Telegrafin.

Shumë prej tyre kanë arritur të shkruhen në listën e realizatorëve. Prijnë mbrojtësi i majtë Benjamin Kollolli me tetë gola, aq sa ka shënuar edhe Albian Ajeti.

Benjamin Kololli

Pastaj Shkëlqim Demhaskaj ka gjetur rrjetën pesë herë.

Nedim Bajrami e Pajtim Kasami kanë shënuar nga tri herë. Në listë të realizatorëve janë edhe Avdijaj, Zeqiri e Lenjani.

Basel

Taulant Xhaka

GettyImages 577709008

Ylber Lokaj

Albian Ajeti

Zurich

Mirlind Kryeziu

Izer Aliu

Ilaz Ilazi

Toni Domgjoni

Lavdrim Rexhepi

Lugano

Jetmir Krasniqi

Luzern

Idriz Voca

Dren Feka

Hekura Kryeziu

Shkelqim Demhaskaj

Shkelqim Demhasaj e1498200262803

Çlirim Shabani

Grasshoppers

Meriton Kastrati

Bujar Lika

Alban Pnishi

Sadik Vitija

Nedim Bajrami

Muhamed Demiri

Heroid Gjoshi

Gjelbrim Taipi

Albion Avdijaj

Lausanne

Benjamin Kololli

Andi Zeqiri

zeqiri

Sion

Pajtim Kasami

Burim Kukeli

Emir Lenjani

1300837 fancybox 1pN1 E Y9xKhD

/Telegrafi/

telegrafi sport app