Spezia ka konfirmuar zyrtarisht se ka nënshkruar me Alberto Gilardinon, i cili do ta bartë fanellën me numrin 10.

Fituesi i Kupës së Botës ishte provuar te klubi kanadez, Montreal Impact, ndërsa për të ishte interesuar edhe Crystal Palace.


Mirëpo, mëngjesin e të martës ishte raportuar se është arritur marrëveshja që ta vazhdonte karrierën te klubi nga Serie B dhe tashmë gjërat janë zyrtarizuar.

“Spezia Calcio njofton se ka arritur marrëveshje me Alberto Gilardinon. Ai ishte liruar nga përvoja e tij e fundit në Serie A nga Pescara dhe do ta bartë fanellën me numrin 10”.

“Një kampion bote nga viti 2006, ai e ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube, Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2004 dhe një medalje të bronztë në Lojërat Olimpike të Athinës në vitin 2004”.

gila (Spezia)

“Kjo është CV-ja e Alberto Gilardinos, një prej talenteve më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, ai është i nënti aktualisht në listën e golashënuesve më të mirë në Serie A me 188 gola”.

“Nja karrierë mbresëlënëse për lojtarin e parë kampion bote në histori të klubit, i cili do të jetë në dispozicion të Fabio Gallos këtë pasdite, i gatshëm ‘të luajë në violinë’ nën Curva Ferrovia, ashtu siç e ka bërë 220 herë deri më tani gjatë karrierës!”, shkruan në njoftimin e klubit italian.

gilaq

Milani, Fiorentina e Genoa janë disa prej klubeve italiane, në të cilat ka luajtur Gilardino. /Telegrafi/

telegrafi sport app