LAJMI I FUNDIT:

Kammenos paralajmëron dalje nga qeveria greke para se marrëveshja të votohet në Kuvend

Kammenos paralajmëron dalje nga qeveria greke para se marrëveshja të votohet në Kuvend

Para se marrëveshja për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës të vijë në Parlamentin grek, “Grekët e Pavarur” do ta braktisin qeverinë, ndërsa vendi do të shkojë në zgjedhje, thotë lideri i partisë Panos Kammenos, i cili është partner koalicioni në qeverinë greke dhe ministër i Mbrojtjes i Greqisë.

Në një intervistë për radion “RealFM”, ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk do të heqë dorë nga pozicionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kurdo që të vijë marrëveshja në Parlament, nëse kalojnë të gjithë procedurat nga ana e Shkupit, “Grekët e Pavarur” do ta braktisin qeverinë. Ne këtë qartë e kemi thënë, nuk mund të dakordohem për cilëndo zgjidhje që do ta japë Maqedonia pa iu dhënë fjala popullit grek”, tha Kammenos.


Siç njoftojnë nga AIM, lideri i “Grekëve të Pavarur” në intervistë e shpjegoi edhe procesin që do të pasojë, në qoftë se marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë vjen në rend dite në Parlamentin e Greqisë.

“Nga momenti kur kryeministri do të vendosë që këtë marrëveshje do ta sjellë në Parlament, do të shkojë tek ai, do t’i kumtojë se e tërheqim besimin për qeverinë dhe japim dorëheqje ne që jemi ministra nga “Grekët e Pavarur” dhe do të shkojë tek presidenti i shtetit, ndërsa paralelisht do ta tërheqë besimin e qeverisë së koalicionit të së dy partive”, tha Kammenos, duke shtuar se në këtë rast Greqia do të shkojë në zgjedhje të reja.

Përveç zgjedhjeve, ai tha se ekziston edhe një mundësi tjetër, e ajo është mbajtje e referendumit, që qytetarët grekë të vendosin se nëse e aprovojnë ose jo marrëveshjen me Shkupin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori