Një aksident dramatik ndodhi në Chester të Anglisë kur një “kamion-cisternë” me 31 ton mbetje shtazore përplaset me një radhë shtëpish, pasi një shofer i droguar shpërfilli dritën e kuqe.

Matthew Cumpsty, i cili kishte konsumuar kokainë, po ngiste një Mercedes E-Class kur kaloi në të kuqe në Green Lane në prill, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.


Pamjet e kamerave tregojnë momentin kur ai godet një makinë që tërhiqte një cisternë plot me mbetje bujqësore.

Nga përplasja, kamioni dhe rimorkio e tij përfunduan në shtëpitë ngjitur, duke shembur pjesë të murit të jashtëm.

Një banor u detyrua të largohej me nxitim nga shtëpia vetëm me pizhamet veshur, ndërsa mobiliet “i dolën në kopsht”.

Fatmirësisht nuk pati viktima, por dëmet materiale ishin të mëdha.

Autoritetet konfirmuan se Cumpsty kishte konsumuar drogë para ngjarjes.

Ai është ndaluar dhe pritet të përballet me akuza të rënda për drejtim të rrezikshëm të mjetit nën ndikimin e substancave. /Telegrafi/