Një kameriere po kërkonte të merrte diçka nga rafti, në një lokal në Moana të Spanjës.

Por, pa dashje asaj i ka rënë nga duart një gotë.


Në vend se ta lë gotën e qelqit të bie në dysheme dhe të thyhet, ajo ka vepruar shpejtë dhe e ka qëlluar me këmbë.

Shikoni në videon e publikuar, se si ajo e ngritë këmbën së prapthi, dhe e hedhë enën në lavamanin e mbushur me ujë, duke e shpëtuar të pathyer.

“Kjo femër duhet të shkojë menjëherë në fushën e futbollit, sepse aty e ka vendin”, është një koment, lidhur me reflekset e saj të mahnitshme. /Telegrafi/