Kamenica formon grupin punues për mësimin gjithëditor – nis përgatitja e planit dhe përzgjedhja e shkollave pilot

Në Komunën e Kamenicës është formuar grupi punues që do të hartojë planin për zbatimin e mësimit gjithëditor në këtë komunë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari Kadri Rahimaj, i cili tha se ekipi i përzgjedhur do të punojë në hartimin e planit dhe identifikimin e shkollave pilot për implementim të kësaj forme të re të organizimit mësimor.
Sipas tij, ky proces do të zhvillohet në bashkëpunim edhe me akterë të jashtëm, përfshirë komunitetin lokal, për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe efektive në përgatitjen dhe zbatimin e planit.
Grupi punues përbëhet nga 18 anëtarë, përfshirë mësimdhënës, drejtues të shkollave dhe përfaqësues të institucioneve arsimore lokale. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































