LAJMI I FUNDIT:

Me kamë n’tokë – veshni këpucët më të mira

Me kamë n’tokë – veshni këpucët më të mira

Si shprehje “Me kamë n’tokë” që përdoret në fjalorin tonë të përditshëm e këtë zakonisht e themi për një person që përshkruhet ose konsiderohet si modest, fjalëpak, i fokusuar, i suksesshëm etj.

E në rastin tonë është shumë më tepër se veç një shprehje, sepse kemi të bëjmë me FLO, një brend ndërkombëtar të këpucëve që ofron zgjidhje të shumta për femra dhe meshkuj për të gjitha grup-moshat e që realisht është një brend ME KAMË N’TOKË!

Produkte kualitative, të rehatshme, elegante dhe të përshtatshme për çdo stil dhe trend që ju ndjekni e të gjitha këto i gjeni me çmime dhe oferta që janë super të volitshme, sepse në FLO çmimi gjithmonë arsyetohet me kualitet.

FLO u shërben miliona klientëve me mbi 400 dyqane në mbarë botën, e në Kosovë dyqanet e FLO mund t’i gjeni në:

Prishtinë: Zona Industriale (Pranë Universitetit AAB)
Prizren: Rruga Tirana (Premium Park)
Gjilan: Rr.Marie Shllaku (Albanica Mall)

FLO, ME KAMË N’TOKË!