LAJMI I FUNDIT:

Kamçev dorëzon padi ndaj Janevës, djalit të saj dhe prokurores Stefanova

Kamçev dorëzon padi ndaj Janevës, djalit të saj dhe prokurores Stefanova

Afaristi Orce Kamçev ka dorëzuar padi penale ndaj ish-shefes së PSP-së Katica Janeva, djalit të saj Llazar Janev dhe prokurores tjetër speciale Lile Stefanova.

Informacionin për “Fokus” e ka konfirmuar prokurorja Villma Ruskovska, e cila tha se padia është dorëzuar sot në mëngjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kamçev e akuzon Janevën se ka krijuar grup, në të cilin e ka përfshirë edhe djalin e saj dhe prokuroren Stefanova, me qëllim që ta dëmtojnë atë dhe t’ia marrin pasurinë.

Prokurorja Lile Stefanova e udhëheq rastin “Perandoria” në të cilin i dyshuar është afaristi Jordan Kamçev. Edhe pas shpërbërjes së PSP-së, prokurori shtetëror Ljubomir Joveski e autorizoi Stefanovën që të vazhdojë të punojë në këtë rast.

Ndërsa Janeva është e dyshuar në rastin “Haraçi”, rast në të cilin dëshmitari kryesor është Kamçevi. Sipas aktakuzës, ajo së bashku me Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevskin, i kanë marrë 1.5 milionë euro Kamçevit, ndërsa si kthim i kanë ofruar lehtësim të procedurës gjyqësore në rastin “Perandoria”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori