LAJMI I FUNDIT:

“Kam shënuar het-trik me klubin më të madh në Angli”, Nicolas Jackson trondit tifozët e ekipeve rivale me deklaratën e tij

“Kam shënuar het-trik me klubin më të madh në Angli”, Nicolas Jackson trondit tifozët e ekipeve rivale me deklaratën e tij

Tottenham Hotspur – Chelsea ka qenë një nga ndeshjet më të mira këtë edicion në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Ka qenë skuadra mysafire Chelsea që ka fituar këtë duel me rezultat të thellë 1-4, por që Spurs mbetën me dy futbollistë më pak në fushë.

Padyshim që më meritori për këtë fitore të Chelseat ishte sulmuesi Nicolas Jackson që realizoi het-trik, derisa Palmer shtoi një gol tjetër.


Nicolas Jackson kompletoi het-trikun e parë me fanellën e Chelseat ndaj Tottenhamit dhe festoi si Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Nicolas Jackson kompletoi het-trikun e parë me fanellën e Chelseat ndaj Tottenhamit dhe festoi si Cristiano Ronaldo

Sulmuesi senegalez pas ndeshjes ka qenë shumë i entuziazmuar, duke e quajtur Chelsean klubin më të madh në Angli.

“Është hat-triku im i parë, kështu që jam i lumtur që e kam bërë me klubin më të madh në Angli dhe kudo”, tha sulmuesi duke treguar logon e Bluve në kamerat e Sky Sports.

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq: Chelsea fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit
Lexo po ashtu Pesë gola dhe dy kartonë të kuq: Chelsea fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

“Jam shumë i lumtur dhe ka qenë një kohë e vështirë për të gjithë në ekip. Ne po kthehemi shumë ngadalë dhe jam i lumtur që kam shënuar tre gola”, tha Jackson.

22-vjeçari iu bashkua Chelseat këtë edicion nga Villarreal për 37 milionë euro, derisa në 13 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës ka realizuar gjashtë gola.

Deklarata e Jackson nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e skuadrave rivale në Angli, pasi shumë prej tyre mendojnë se Liverpool, Manchester United e Arsenal janë skuadra më të mëdha se Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori