LAJMI I FUNDIT:

“Kam marrë vendimin e duhur” – Sesko tregon pse refuzoi transferimin te Arsenali

“Kam marrë vendimin e duhur” – Sesko tregon pse refuzoi transferimin te Arsenali

Benjamin Sesko mendon se mori “vendimin e duhur” duke refuzuar një transferim te Arsenali, pavarësisht lidhjeve të mëdha me një lëvizje në Emirates.

Në sezonin e tij debutues me RB Leipzig, Sesko shënoi 18 gola dhe performanca e tij mbresëlënëse në fushë tërhoqi vëmendjen nga disa klube të Ligës Premier, me Manchester United dhe Arsenal në mesin e klubeve që e donin.

Topçinjtë dukeshin më të afërt për të siguruar nënshkrimin e tij këtë verë, por lojtari zgjodhi të nënshkruajë një marrëveshje të re me skuadrën e Bundesligës, gjë që e ka detyruar Mikel Artetan të kërkojë opsione alternative.


Sesko ka treguar për zgjedhjen e tij në një intervistë për Nogomania, duke theksuar rëndësinë e fitimit të më shumë përvojës dhe mos nxitimit në karrierën e tij.

Top skuadrat evropiane pas Seskos, Leipzigi po kërkon rreth 100 milionë për yllin slloven
Lexo po ashtu Top skuadrat evropiane pas Seskos, Leipzigi po kërkon rreth 100 milionë për yllin slloven

“E mendova shumë mirë. Unë besoj se kam marrë vendimin e duhur. Doja të fitoja më shumë përvojë, të mësoja më shumë dhe të mos nxitoja gjërat. Leipzig është një klub i shkëlqyer që mund të sigurojë atë që më nevojitet për hapin tjetër. Vizioni i Leipzig është i qartë; gjithçka është e orientuar drejt rritjes, progresit dhe qëllimeve të larta. E ndjeva se ishte e drejtë të vendosja në këtë mënyrë”, deklaroi slloveni.

Sesko pranoi se trajneri i RB Leipzig, Marco Rose, luajti një rol të rëndësishëm në vendimin e tij për të qëndruar në Leipzig.

Kontrata e re e Sesko me RB Leipzig zgjat deri në vitin 2029./Telegrafi/