LAJMI I FUNDIT:

Kaloi në shqyrtim të dytë Projektligji për rregullat e reja në trafik – pritet rritja e gjobave

Kaloi në shqyrtim të dytë Projektligji për rregullat e reja në trafik – pritet rritja e gjobave

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka kaluar në shqyrtim të dytë Projektligji për rregulla të reja në trafik.

Pro Projektligjit kanë votuar 61 deputetë, transmeton Telegrafi.

Ministri thotë se nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor.


“Ligji Aktual ka zbrazëtire ligjore si në aspektin e harmonizimit me AQUIS të BE-së, si në ato të Konventave Ndërkombëtare, si Konventa e Gjenevës (1945) dhe Vjenës (1968) për Trafikun Rrugor, në mungesë të anëtarësimit në këto dy Koventa, në vijim janë paraqitur ndryshimet e domosdoshme nëpërmjet këtij Projektligji”, thekson ministri.

Në reagimin e tij të bërë në Facebook, ai ka përmendur disa nga ndryshimet që dalin nga ky Projektligj.

? Transpozon pjesërisht Direktiven 2015/413 të datës 11.03.2015 që ka të bëjë me lehtësimin e shkëmbimit të informative ndërkombëtare në çështjet e gjobave të lidhura me sigurinë në trafik;

? Në përgjithësi janë rritur shumat e gjobave për kundërvajtje në trafik.

? Kundërvajtjet në trafik janë të përshkallzuara;

? Janë të përcaktuara dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun e trotineteve elektrike.

? Dispozitat që rregullojnë veprimet në autoudhë ku parashihen ngritjet e gjobave për shkak të rrezikshmerisë.

? Dispoziatat për drejtimin e mjetit motorik ku janë përshkallëzuar gjobat pa patentë shoferë dhe me patentë shofer jo valid.

? Përcaktimi i përdorimit të video incizimeve si provë e shkeljeve nga pjesëmarrësit në trafik.

? Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave elektronike;

? Bartja e përgjegjësisë tek pronari i automjetit, për rastin kur nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor;

? Dispozitat e veçanta ndaj shoferëve që ndotin rrugën me rrotat me baltë nga rruga e dheut, vendpunishtja dhe çfarëdo materiali që e ndotë rrugën;

? Rregullimi i dispozitave lidhur me çështjen e masës mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik” për përsëritësit e shkeljeve.

? Pasojat juridike të dënimeve janë rregulluar në mënyrë të detajuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori