I kaloi edhe testet mjekësore te Juventusi, Hekuran Kryeziu tregon pse u prish në fund transferimi te gjiganti italian
Hekuran Kryeziu ishte i ftuari i radhës në podcatsin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Ish-futbollisti kosovar ka rrëfyer shumë prapaskena interesante nga karriera e tij, mes tyre edhe si i kaloi testet mjekësore te Juventusi, por dështoi transferimi.
“I kam pasur 17 vjet, pata filluar të luajë edhe për grupmoshat e Zvicrës. Pata filluar të stërvitem edhe me ekipin e parë të Luzernit”, rrëfen fillimisht Kryeziu në “Arena e Yjeve”.
“Luanim edhe nga pjesa nga është Italia dhe i kam rënë në sy skautit të Juventusit dhe me 17 vjet më erdhi oferta”.
“Unë dhe prindërit e mi nuk besofshim në atë, pasi Juventusi është ekip i madh...”, rrëfen më tej Hekurani.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink dhe Air Munich./Telegrafi/






























