LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal ndaj Pece Mirçevskit, dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 5.2 milionë denarë

Kallëzim penal ndaj Pece Mirçevskit, dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 5.2 milionë denarë

Policia Financiare ka bastisur shtëpinë e Pece Mirçevskit, ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, nga radhët e LSDM-së.

Pas kësaj nga Policia Financiare informuan se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj Mirçevskit për dyshimet për marrje ryshfeti, përvetësim, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe punë pa përgjegjësi. Për ryshfet është denocuar edhe pronari i një kompanie private.

Në periudhën 2021-2024 ka lidhur pesë kontrata me kompaninë e të dyshuarit të dytë, pa deklaruar konflikt interesi dhe në këmbim ka përfituar përfitim material personal. Ai në mënyrë të rrejshme ka nënshkruar deklarata se nuk ka konflikt interesi dhe ka paraqitur udhëtime fiktive afariste, përmes të cilave janë paguar mjete për akomodim në hotel, bileta avioni dhe shërbime për qira të veturave, duke e dëmtuar buxhetin për 1,8 milionë denarë.


Po ashtu, si menaxher përgjegjës i shërbimit ajror, edhe pse e dinte se një pilot nuk i plotëson kushtet për kapiten, i kishte lejuar që të merrte pagë për atë pozitë, me çka i janë paguar 3,4 milionë denarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori