LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Një kallëzim penal është ngritur ndaj Fatos Osmanit, këshilltar politik në Kabinetin e Ministres Arbërie Nagavci dhe një ndaj Feime Llapashticës, udhëheqëse për planprograme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), nën dyshimet se kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.

Kallëzim penal i ngritur nga Shtëpia Botuese “Luarasi”, përmes avokatit Driton Muharremi, hedh dyshime se Fatos Osmani në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore (KEPTSH), në MASHT dhe Feime Llapashtica në cilësinë e anëtares, kane tejkaluar kompetencat e tyre duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qellim te përfitimit të dobisë pasurore tjetrit dhe duke i shkaktuar dëm Shtëpisë Botuese në fjalë.


Fillimisht, thuhet se Këshilli i Eksperteve për Programe për Tekste Shkollore ka publikuar rezultatet preliminare për tekstet te klasave 4 dhe 9, respektivisht vlerësimin e dorëshkrimit te tekstit Matematika 4 e Shtëpisë Botuese “Luarasi”  ku recensenti me Kod M43 dorëshkrimin ne fjale e ka vlerësuar me note 2.66 duke pretenduar se setit i mungon libri fletore pune dhe ne ketë mënyre ia ka pamundësuar kalimin e librit me poenë për vlerësim pozitiv.

Mirëpo, më pas komisioni i ankesave kishte ftuar ekspertin dhe i njëjti kishte thënë se libri i plotëson kushtet për përdorim (kalueshmëri) dhe e ka vlerësuar me notën 3.00. Kështu, sipas këtij kallëzimi penal, Këshilli kishte injoruar vendimin e komisionit të ankesave për rishqyrtimin e dorëshkrimit dhe kishte vazhduar me procedura.

“Betimi për Drejtësi” ka dërguar pyetje të enjten këshilltarit të Nagavcit, Fatos Osmanit në e-mail për t’u përgjigjur lidhur me pretendimet e “Laurasit”, mirëpo, ai nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkaq, duke mos komentuar pretendimet e kësaj shtëpie botuese, anëtarja e Këshillit Feime Llapashtica, i ka përcjell “Betimit për Drejtësi”, një e-mail, në të cilit thuhet të jetë njoftuar shtëpia botuese se KEPTSH, e ka trajtuar me shumë seriozitet çështjen dhe pas vlerësimit përfundimtar kanë ardhë në përfundim se vlerësimi i librit me 2.66 nuk i përkasin standardit 14.

“Recensenti M43  nuk ka pasur për të vlerësuar standardin 14 që lidhet me fletoren e punës dhe rrjedhimisht nuk e  ka vlerësuar atë standard. I bie që poenat e tij nuk i përkasin edhe standardit 14 dhe kështu totali i pikëve 2.66, nuk prodhon efekt të dëmtimit të vlerësimit të këtij dorëshkrimi për shkak të mungesës apo jo të fletores së punës. KEPTSH verifikoi se dy recensentët tjerë e  kanë vlerësuar standardin 14 dhe i bie që totali i pikëve të fituara vjen nga një vlerësim i plotë i dorëshkrimit”, thuhet në e-mailin që komisioni i kishte përcjellë shtëpisë botuese.

Kurse, ushtruesi i Kallëzimit penal, i kanë propozuar Prokurorisë Themelore ne Prishtine qe të marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve dhe te fillojnë sa me pare hetimet kundër te dyshuarve, te ngritët aktakuza dhe shpallën fajtorë për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 3 pika 3.6 lidhur me paragrafin 1 te KPRK-se./BetimipërDrejtësi

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori