LAJMI I FUNDIT:

Kallas mbërrin në Bruksel, Serwer i kërkon që BE-ja ta braktisë politikën aktuale ndaj Beogradit

Kallas mbërrin në Bruksel, Serwer i kërkon që BE-ja ta braktisë politikën aktuale ndaj Beogradit

Ish- kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila pritet të konfirmohet në pozitën e shefes së diplomacisë së BE-së nga Parlamenti Evropian, ka arritur në Bruksel.

Në postimin e saj në platformën “X”, Kallas informoi se ndodhet në Bruksel dhe mezi pret t’i takojë kolegët e rinj në shërbimin diplomatik.

“Javët e ardhshme do të jenë plot me takime dhe informime…”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.


Arritjen e  Kallas në Bruksel ku po pret nga Parlamenti Evropian që të konfirmohet si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, në vend të Josep Borrell, e ka komentuar profesori dhe analisti amerikan që njeh mirë Ballkanin, Daniel Serwer.

“BE-ja mund t’i bëjë vetes shumë mirë duke braktisur politikën e dështuar të qetësimit të Beogradit dhe në vend të kësaj duke ripërtërirë angazhimin e saj ndaj të drejtave individuale të njeriut, si dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Serwer. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori