LAJMI I FUNDIT:

ME KALIN E VARREVE NË ATDHE (SHQIPËRIA S’KA VEÇ SKËNDERBE)

ME KALIN E VARREVE NË ATDHE (SHQIPËRIA S’KA VEÇ SKËNDERBE)

Poezi nga: Xhevdet Bajraj

E ’97-ta erdhi si lopë pa brirë
theu kokën në murin që ndan dritën dhe errësirën
dhe ra para këmbëve të mia në Tiranë
zogjtë e këmbëve m’u drodhën


Rrugës si gjarpërushë
që kurrë s’e ndërroi këmishën
erdhi dita si nuse
hipur mbi kalin e varreve dhe zbriti në parajsë

Lulet e mbjella në mungesën e besimit për ditën e nesërme
çelën plumba të kuq me alarm
për zgjimin e tmerrit
lemerisë
ca njerëz në një pikturë bërtisnin
nxirrnani jashtë

Shikoj tokë e qiell
i vetëm në atdhe
hyj në një bar ta shuaj zjarrin që më kall
kamarieri vjen veshur ashtu si i ka hije
kosovar(r) – thotë disi me mall
Shqipëria s’ka veç Skënderbe
po ka dhe të tjera pije

Në trend Kultura

Më shumë
Bardi i Bruklinit

Bardi i Bruklinit

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
“Shiu pushonte dhe dilte dielli, kur në tribunë shfaqej udhëheqësi ynë Enver Hoxha”

“Shiu pushonte dhe dilte dielli, kur në tribunë shfaqej udhëheqësi ynë Enver Hoxha”

Kulture
NË MUNÇ

NË MUNÇ

Poezi
KREDO

KREDO

Poezi
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave

Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave

Skulptura
Kalo në kategori