Ylli i West Ham United, Lucas Paqueta është duke u hetuar nga federata e futbollit të Anglisë dhe FIFA për shkelje të mundshme të rregullave të basteve, raporton Mail Sport.

Manchester City ishte i interesuar për nënshkrimin e brazilianit këtë verë pasi iu afrua klubit të tij me një ofertë prej 85 milionë eurosh, me kampionët e Ligës Premier që thuhet se kanë rritur interesimin e tyre pas lëndimit të Kevin De Bruyne.


Megjithatë, të premten në mëngjes u raportuar se bisedimet kishin dështuar me burime që citonin çështje 'konfidenciale'.

Tani mund të konfirmohet se braziliani 25-vjeçar është cak i një hetimi të FA për akuzat për lojëra fati në futboll. Specifikat ende nuk janë zbuluar ndërsa West Hami pret të shohë nëse kjo do të çojë në akuzimin e Paqueta nga autoritetet.

Paqueta impresionoi në barazimin 1-1 të Çekanëve në fillim të sezonit në Bournemouth fundjavën e kaluar. Ai u zëvendësua në minutën e 90+4-të, disa sekonda pasi mori një karton të verdhë.

Mbetet për t'u parë nëse Paqueta do të jetë në dispozicion kundër Chelseat në stadiumin e Londrës të dielën. /Telegrafi/

telegrafi sport app