LAJMI I FUNDIT:

Kafja e ftohtë, gjashtë truket që duhet të përdorni për ta bërë në shtëpi

Kafja e ftohtë, gjashtë truket që duhet të përdorni për ta bërë në shtëpi

Kush nuk ka nevojë për të paktën një kafe për të filluar ditën? Dhe pastaj dy, tre, katër … për ta vazhduar atë?

Megjithatë, me verën dhe mungesën e dëshirës për pije të nxehtë, më mirë të zgjedhësh një kafe të ftohtë që mund të na japë fuqinë dhe energjinë që na nevojitet, por edhe një ndjenjë të këndshme freskie.

Ju gjithashtu mund ta bëni atë edhe në shtëpi, ju duhet vetëm kafe, akull (dhe një përzierës nëse doni edhe shkumë).

E ftohtë edhe gota
Gjëja e parë që duhet të mendoni është se ku dëshironi ta shijoni kafenë e ftohtë. Nëse doni të rritni dhe të zgjatni ndjenjën e freskisë së kafesë, ftoheni gotën e zbrazët, duke e vendosur atë në frigorifer për disa minuta.

Në gotë me akull
Sapo gota është ftohur, derdhni pak kube akulli dhe pastaj menjëherë pas një kafe të gjatë. Zgjidhni sipas shijes suaj nëse doni t’i hidhni sheqer dhe shijojeni.

Kafe moka
Ju gjithashtu mund të përgatisni një kafe moka, duke i derdhur të gjitha në një shishe, e lini të ftohet pak dhe pastaj transferojeni në frigorifer për të pasur kafe të ftohtë gati sa herë të keni nevojë.

Kafe me shkumë
Nëse dëshironi një kafe të ftohtë me shkumë, merrni një përzierës, vendosni me rregull akullin, sheqerin e lëngshëm dhe më në fund kafenë. Mbylleni menjëherë dhe shkundeni për rreth dhjetë sekonda. Pastaj hidheni në gotë duke e mbajtur akullin me sitë ose me lugë.

Mund t’i shtoni
Për më shumë shije, në përzierësin tuaj ju gjithashtu mund të shtoni edhe liker ose krem pana dhe sigurisht do të silleni si të babëzitur.

Me mikser
Nëse nuk keni përzierës, por dëshironi një kafe të ftohtë me shkumë, ju mund të përzieni me mikser kafe së bashku me akull dhe sheqer, derisa akulli të jetë shkrirë dhe shkuma të jetë formuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori