LAJMI I FUNDIT:

Kaevski: Në takimin e liderëve do të bëhet e qartë nëse Mickoski është për bllokun e BE-së ose bllokun antievropian

Kaevski: Në takimin e liderëve do të bëhet e qartë nëse Mickoski është për bllokun e BE-së ose bllokun antievropian

“Pas 17 viteve pritje, vendi ynë i filloi bisedimet për anëtarësim në BE, e zbaton me sukses procesin e skriningut i cili do të përfundojë së shpejti. Kemi mundësi historike, me mbështetje të fuqishme nga BE-ja dhe SHBA-ja, ta vazhdojmë rrugën evropiane dhe të realizojmë edhe një qëllim strategjik: anëtarësimin e plotfuqishëm në BE”, theksoi në konferencën e sotme për media, Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së.

Kaevski potencoi se përgjegjësi para qytetarëve dhe të ardhmes së vendit kanë të gjithë 120 deputetët dhe partitë politike, përfshirë edhe OBRM-PDUKM-në.

“Zgjedhja është integrimi në BE ose izolimi. Nuk ka opsion tjetër e as mundësi që të marrim përgjigje më të mirë nga kjo që e kemi. Ndërsa qytetarët e panë se si duket izolimi nga viti 2006 deri në vitin 2016, shtet i robëruar pa perspektivë, regjim, vend i prapambetur i cili nuk përparon”, tha ai.


Kaevski theksoi se kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski qëndron para vendimit: a do ta mbështesë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE ose do ta ndjekë rrugën e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski.

“Gruevski 11 vite e bllokoi rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë drejt BE-së që në fund të ikë nga shteti i përballur me përgjegjësinë për krimin. Me ditë të tëra Miskovski hesht për vendimin e tij. Por, do të presim deri në takimin e liderëve të shohim nëse atë për të cilën flet publikisht do ta thotë edhe aty. Tashmë javën e ardhshme do të bëhet e qartë nëse Mickoski është pjesë e bllokut të BE-së në bllokun antievropian me partinë E majta”, tha Kaevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori